Lajme
27 Jan

Punëtori për Monitorimin dhe Raportimin e zbatimit të Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile 2022 – 2024

27 January 2023

Më 17 janar, Projekti i Asistencës Teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e Shoqërisë Civile bashkë-organizoi me Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, punëtorinë për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të Strategjisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile (2022 – 2024).

Qëllimi i punëtorisë ishte diskutimi me anëtarët e Rrjetit për bashkëpunim me OSHC-të për procesin e përgatitjes së raportit vjetor për zbatimin e Strategjisë me theks të veçantë në risitë që dalin nga Udhëzimet për strukturën dhe përmbajtjen, planifikimin, zbatimin, monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e strategjive sektoriale dhe multi-sektoriale. Punëtoria gjithashtu ofroi mundësinë për të shqyrtuar gjendjen aktuale të zbatimit të aktiviteteve në tre fushat prioritare të Strategjisë dhe për të diskutuar dhe rënë dakord së bashku për llojin e informacionit që do të mblidhet dhe treguesit që do të zhvillohen për Raportin Vjetor 2022.

Për më shumë informacion ndiqni linkun.