Shtatë info-sesione rajonale do të organizohen mbi Mekanizmin e Qëndrueshmërisë Civile të BE-së në vende të ndryshme në gjysmën e dytë të tetorit 2022. Këto ngjarje synojnë të informojnë organizatat dhe të paraqesin më në detaje thirrjen për propozime.
“Bashkimi Evropian ofron 900,000 euro për të mbështetur organizatat e vogla lokale. Kjo mbështetje e BE-së do të forcojë kapacitetet e organizatave bazë dhe do t’u mundësojë atyre të zbatojnë me sukses veprimet e tyre për t’iu përgjigjur menjëherë nevojave në komunitetet e tyre” – deklaroi znj. Zinta Miezaine, Udhëheqëse e Ekipit të projektit të financuar nga BE-ja “Asistencë Teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e Shoqërisë Civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut” në kuadër të të cilit u publikua kjo thirrje.
Info-sesionet do të zhvillohen me orarin e mëposhtëm:
| Data dhe ora | Vendndodhja |
| 19.10.2022, 10-13:00 | Hotel Gardenia, Veles |
| 19.10.2022, 16-19:00 | Hotel Kristal Palace, Prilep |
| 20.10.2022, 10-13:00 | Hotel Merkur, Tetovë |
| 20.10.2022, 16-19:00 | Hotel Arabela, Kërçovë |
| 26.10.2022, 10-13:00 | Hotel Kratis, Kratovë |
| 26.10.2022, 16-19:00 | Hotel Makedonija, Dellçevë |
| 28.10.2022, 10-13:00 | Hotel Nar, Gjevgjeli |
| 31.10.2022, 15:30-18:30 | Restorant Public Room, Shkup |
Mekanizmi i Qëndrueshmërisë Civile është një mbështetje në natyrë për organizatat e shoqërisë civile e lansuar më 29 shtator dhe do të jetë e hapur deri më 15 nëntor 2022 në orën 17:00 (koha lokale).
Asistenca teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e Shoqërisë Civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga CPM Consulting International.
Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni projektin në E-mail: info@eu4cr.mk