Shtatë info-sesione rajonale do të organizohen mbi Mekanizmin e Qëndrueshmërisë Civile të BE-së në vende të ndryshme në gjysmën e parë të tetorit 2022. Këto ngjarje synojnë të informojnë organizatat në të gjithë vendin rreth thirrjes për propozime dhe të paraqesin më në detaje kriteret dhe udhëzimet për aplikantët. Gjatë sesioneve, organizatat do të kenë mundësi të bëjnë pyetje dhe të marrin sqarime për thirrjen.
Info-sesionet do të zhvillohen me orarin e mëposhtëm:
| Data dhe ora | Vendndodhja |
| 04.10.2022, 11-14:00 | Hotel Epinal, Manastir |
| 05.10.2022, 10-13:00 | Hotel City Palace, Ohër |
| 05.10.2022, 17-20:00 | Hotel Gili, Gostivar |
| 07.10.2022, 10-13:00 | Hotel Vila Park, Strumicë |
| 07.10.2022, 17-20:00 | Hotel Feni, Kavadar |
| 10.10.2022, 10-13:00 | Restaurant Gracija, Kumanovë |
| 10.10.2022, 17-20:00 | Hotel City Inn, Koçan |
Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrojnë pjesëmarrjen në info@eu4cr.mk duke treguar vendndodhjen ku do të marrin pjesë.
Mekanizmi i Qëndrueshmërisë Civile është një mbështetje në natyrë për organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) që do t’u shërbejë atyre që të ndërmarrin veprime për t’iu përgjigjur menjëherë nevojave në komunitetet e tyre dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e qytetarëve gjatë ndryshimeve të shpeshta sociale. Thirrja është e hapur për OSHC-të e regjistruara në përputhje me Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet, me qarkullim vjetor deri në 50,000 euro në vitin paraprak. Shuma treguese e mjeteve në dispozicion sipas kësaj thirrjeje për propozime është 900,000 EUR, ndërsa shuma maksimale për veprim të miratuar është 20,000 EUR me kohëzgjatje të veprimit minimalisht tre muaj.
Më shumë informacion në lidhje me Mekanizmin e Qëndrueshmërisë Civile keni në dispozicion KËTU.