Në periudhën 4 – 10 tetor, rreth 120 përfaqësues të OSHC-ve u informuan për thirrjen e vazhdueshme për mbështetje në natyrë në shtatë sesionet informative të organizuara në rajone të ndryshme të planifikuara të vendit. Pjesëmarrësve iu dha mundësia të bënin pyetje gjatë prezantimit si dhe më pas.
Në përgjithësi, OSHC-të që morën pjesë në këto sesione informative vlerësuan hapur mekanizmin e CRM-së, komentuan se kjo thirrje synon organizatat e vogla, procedurat e aplikimit janë të lehta për t’u ndjekur, formulari i aplikimit nuk është i ndërlikuar, i lehtë për t’u kuptuar dhe plotësuar. Organizatat e vogla lokale ishin të kënaqura që organizatat pa “rezyme të projektit” mund të aplikojnë. Në të gjitha vendet pjesëmarrësit shprehën interes për të aplikuar dhe bënë pyetje specifike që mund të çojnë në një mbulim të mirë gjeografik të mbështetjes së ofruar në natyrë.
Për shkak të interesimit të lartë të OSHC-ve, ekipi i projektit do të vazhdojë me zbatimin e këtyre info- sesioneve edhe në periudhën e ardhshme. Kështu, një seancë informuese online do të mbahet në platformën ZOOM më 18 tetor 2022 nga ora 15:00. Ju lutemi regjistroni pjesëmarrjen tuaj për këtë sesion online në info@eu4cr.mk më së voni deri më 17 tetor.
Linku i këtij sesioni online do t’u dërgohet vetëm pjesëmarrësve të regjistruar.
Raundi i dytë i info-sesioneve do të zhvillohet në periudhën 19 – 28 tetor në Veles, Prilep, Tetovë, Kërçovë, Gjevgjeli, Delçevë, Kratovë dhe Shkup. Më shumë detaje për këto ngjarje së shpejti do të ketë në ueb faqen www.eu4cr.mk.
