Këshilli për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile ka miratuar Planin Vjetor të Punës për vitin 2022. Më 15 dhjetor në Punëtorinë për Planifikim Strategjik që u organizua me mbështetjen e Projektit të AT, u diskutua zhvillimi i planit të punës së Këshillit me fokus në prioritizimin e objektivave dhe përzgjedhjen e aktiviteteve kryesore me përfshirjen e burimeve të nevojshme njerëzore dhe financiare dhe strategjinë e komunikimit që rezulton në arritjen e objektivave të Këshillit.
Plani i Punës i Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile për vitin 2022 mund të gjendet këtu.
