Lajme
15 Sep

Punëtoria “Mbështetja e zhvillimit të Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile dhe Planit të Veprimit 2021-2024”

15 September 2021

Bazuar në rekomandimet e ekspertëve të Projektit të AT-së, për rishikimin e zbatimit të Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile 2018-2020, duke vënë në dukje nevojën për përcaktim më të mirë të treguesve dhe projeksioneve financiare, u organizua një punëtori me qëllim diskutimin e komenteve të konsoliduara të zhvilluara nga ekspertët e Projektit të AT-së, për Strategjinë e re dhe Planin e Veprimit 2022 – 2024. Më konkretisht diskutimi u përqendrua në përmirësimin e strukturës së Planit të Veprimit, përcaktimin e treguesve kryesorë të rezultatit dhe vlerave të mundshme të synuara, identifikimin e nevojave për informacion shtesë dhe formatin e mbledhjes së të dhënave. U theksua rëndësia e koherencës në nivelin e objektivave dhe treguesve të rezultateve me dokumentet e tjera strategjike kombëtare, duke përfshirë harmonizimin me draftin e Udhëzimeve të BE-së për mbështetjen e shoqërisë civile në vendet e zgjerimit. Punëtoria “Mbështetja e zhvillimit të Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile dhe Planit të Veprimit 2021-2024”, u mbajt më 14 shtator 2021.

Agjenda e seminarit mund të gjendet këtu.