Më 28 qershor të vitit 2022, projekti i financuar nga BE “Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut” në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, ka organizuar një punëtori për të prezantuar gjetjet kryesore të pasqyrës krahasuese të praktikave të mira nga rajoni dhe BE për legjislacionin mbi shoqatat dhe fondacionet.
Qëllimi i pasqyrës krahasuese është që të mbështesë grupin punues për hartimin e amendamenteve në Ligjin mbi Shoqatat dhe Fondacionet, duke ofruar kontribut përkatës për atë se si temat e ndryshme janë të rregulluara në shtetet tjera, dhe duke identifikuar praktikat më të mira të cilat janë të zbatueshme në kontekstin kombëtar.
Në punëtori ka marrë pjesë Z. Agim Nuhiu, Zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë dhe Sekretari i Shtetit Z. Muhamed Toçi. Në fjalimin e tij hyrës, Z. Nuhiu ka rikonfirmuar gatishmërinë e Ministrisë të Drejtësisë që të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për grupin punues si dhe përkushtimin e tyre për të siguruar se procesi do të përfundojë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Znj. Irena Ivanova, Menaxhere e programit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut ka theksuar rëndësinë e koordinimit të duhur të proceseve paralele të rishikimit të ligjeve duke ritheksuar përkushtimin e tyre për të ndihmuar në mënyrë të vazhdueshme Grupin Punues.
Gjetjet e pasqyrës krahasuese të cilat janë prezantuar dhe diskutuar kanë përfshirë çështjet që lidhen me themelimin dhe statusin e organizatave, parimin jopartiak, financimin dhe mjetet e organizatave, statusin e organizatave të përfitimit publik si dhe mjedisin e përgjithshëm mundësues mbi organizatat e shoqërisë civile në vend. Pasqyra krahasuese ka kontribuar në nxitjen e debatit produktiv ndërmjet anëtarëve të grupit punues dhe identifikimin e praktikave të mundshme krahasuese të cilat mund të jenë të zbatueshme në kontekstin lokal.
Në periudhën e ardhshme “Projekti për asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut” do të vazhdojë të mbështesë proceset për ndryshimin e legjislacionit në lidhje me mjedisin mundësues për OSHC.

