Projekti i asistencës teknike i financuar nga BE-ja për përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Projekti) mbështet grupin e punës në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, të ngarkuar me hartimin e ndryshimeve të Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet.
Në kuadër të kësaj mbështetje, Projekti organizon katër (4) tryeza të rrumbullakëta tematike konsultative për temat e mëposhtme:
Objektivat e tryezave të rrumbullakëta konsultative janë:
Projekti inkurajon dhe fton përfaqësuesit e interesuar të OSHC-ve ose iniciativave joformale qytetare, të regjistrohen dhe të marrin pjesë në tryezat e rrumbullakëta konsultative.
Tryezat e rrumbullakëta konsultative do të organizohen në:
12.12.2022
10:00 – 12:00 Njohja ligjore e formave të tjera të asocimit
14:00 – 16:00 Mjedisi mbështetës për OSHC-të)
13.12.2022
10:00 – 12:00 Organizatat me përfitim publik
14:00 – 16:00 Mbrojtja e karakterit jofitimprurës
Tryezat e rrumbullakëta do të organizohen në një format hibrid, pra me prezencë në vend ose në internet. Përkthimi simultan në anglisht, maqedonisht dhe shqip do të jetë i disponueshëm. Lokacioni dhe koha si dhe vegëza për zoom do të ndahen me pjesëmarrësit e interesuar. Një pjesëmarrës mund të regjistrohet për më shumë se një tryezë të rrumbullakët, duke specifikuar sesionet në të cilat do të marrin pjesë.
Pjesëmarrësit e interesuar mund të regjistrohen për pjesëmarrje në e-mail adresën e mëposhtme: cvetkovic@cpmconsulting.eu më së voni deri më 9.12.2022.