Lajme
07 Feb

KATËR TRYEZA TË RRUMBULLAKËTA KONSULTATIVE TË ORGANIZUARA NË LIDHJE ME PROCESIN E NDRYSHIMIT TË LIGJIT PËR SHOQATA DHE FONDACIONE (LSHF)

07 February 2023

Asistenca teknike e financuar nga BE-ja për përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e Shoqërisë Civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Projekti) më 12 dhe 13 dhjetor  2022, organizoi katër tryeza konsultative për tema specifike, të rëndësishme për procesin e vazhdueshëm të përpilimit të ndryshimeve të Ligjit për Shoqata dhe Fondacione (LSHF).

Qëllimi i konsultimeve ishte sigurimi i përfshirjes dhe pjesëmarrjes së përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në procesin e hartimit të amendamentenve duke marrë kontributin e tyre (në formën e komenteve, sugjerimeve dhe mendimeve), në lidhje me katër tema të veçanta, të identifikuara në Planin e Veprimit të Strategjisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile 2022 – 2024 si objektiva të amendamenteve të planifikuara të LSHF. Katër temat e përfshira:

  1. Njohja ligjore e formave të tjera të shoqatës;
  2. Mjedisi mbështetës për OSHC-të;
  3. Organizatat me përfitim publik; dhe
  4. Mbrojtja e karakterit jofitimprurës.

Projekti thekson nevojën dhe përfitimin e një konsultimi më të gjerë në të gjitha fazat e procesit të hartimit të ligjit, për të siguruar gjithëpërfshirjen, pjesëmarrjen dhe zotërimin e reformave me pjesëmarrjen e Qeverisë dhe OSHC-ve.

Tryezat e rrumbullakëta u organizuan në formën e eventeve hibride, duke mundësuar pjesëmarrjen fizikisht dhe on-line (nëpërmjet Zoom). Tryezat e rrumbullakëta ishin të hapura për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar. Mbi 30 përfaqësues të OSHC-ve morën pjesë në konsultime. Konsultimet u shpallën përmes thirrjes publike për pjesëmarrje të publikuar në ueb-faqen e Projektit dhe në www.nvosorabotka.gov.mk më 5 dhjetor, si dhe u promovuan përmes listave postare të Qendrës Burimore të Shoqërisë Civile.

Një raport gjithëpërfshirës i konsultimeve mund të gjendet këtu.