Më 8 nëntor 2022, në Shtëpinë e Evropës, Shkup, u zhvillua ngjarja e lansimit të Mekanizmit të Qëndrueshmërisë Civile. Rreth 50 përfaqësues të institucioneve shtetërore, ambasadave, OSHC-ve dhe palëve të tjera relevante u mblodhën për të mësuar rreth mekanizmit të ri për mbështetje në natyrë që synon organizatat e vogla lokale në vend.
Steffen Hudolin, Shef i Bashkëpunimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian, në fjalimin e tij theksoi se shoqëria civile ka nevojë për mbështetje strategjike që do të mundësojë funksionimin e pandërprerë dhe zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të OSHC-ve. BE-ja prezanton këtë mekanizëm financimi për herë të parë në vend dhe do të sigurojë burime për organizatat më të vogla dhe më pak me përvojë në komunitetet lokale. Z. Hudolin informoi se gjatë dy dekadave të fundit është zgjeruar partneriteti mes BE-së dhe shoqërisë civile në vend. Kanali kryesor i mbështetjes për sektorin civil është Institucioni IPA për Shoqërinë Civile i krijuar në vitin 2008, duke ofruar mbështetje për shumë sfida me të cilat përballet rajoni.
“Besoj se organizatave të shoqërisë civile, në një vend të vogël si i yni, në një kohë kur ne jemi duke negociuar anëtarësimin e plotë në BE, duhet t’u jepet hapësirë për të marrë pjesë dhe për të dhënë kontributin e tyre në efikasitetin dhe efektivitetin e negociatave. Ideja është që kjo të arrihet në përputhje me kornizën ligjore dhe natyrisht pa cenuar pavarësinë dhe natyrën e punës së tyre”, tha z. Bojan Mariçiq, Zëvendëskryeministër i ngarkuar për çështjet evropiane. Ai theksoi se si përfaqësues i Qeverisë dhe kryenegociator aktual është plotësisht i vetëdijshëm për rolin kyç të shoqërisë civile në procesin e negociatave dhe për këtë arsye, në kuadër të Vendimit për themelimin e strukturës së negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, parashihet mundësia që edhe shoqëria civile të marrë pjesë në grupet punuese.
Përveç kësaj ngjarje për lansimin e mekanizmit, pesëmbëdhjetë sesione informative për CRM-të u mbajtën te OSHC-të lokale në të gjitha rajonet e vendit – Manastir, Ohër, Gostivar, Kumanovë, Koçani, Strumicë, Kavadarci, Veles, Prilep, Tetovë, Kërçovë, Kratovë, Dellçevë, Gjevgjeli dhe Shkup. Në platformën ZOOM u organizua edhe një sesion informimi online. OSHC-të shfaqën interes të lartë dhe e karakterizuan CRM-në si shumë të përshtatshme për organizatat e vogla dhe papërvojë që u shërbejnë komuniteteve të tyre lokale. Në këto sesione morën pjesë pothuajse 300 pjesëmarrës të cilët mësuan rreth EU CRM dhe për mënyrën e aplikimit për këtë lloj mbështetjeje.
