Lajme
09 Dec

Planifikimi i konsultimeve para proceseve të rishikimit të ligjeve në fushën e mjedisit mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile

09 December 2021

Si aspekt kryesor për hartimin e politikave gjithëpërfshirëse, fushëveprimi dhe metoda e konsultimit me palët e interesuara është sferë ku nevojitet përparim i mëtejshëm. Ekziston mirëkuptim i përbashkët ndërmjet institucioneve shtetërore dhe OSHC-ve se tani është e nevojshme të kapërcehen kërkesat minimale të konsultimit për të siguruar që shqetësimet dhe sugjerimet e palëve të interesuara të dëgjohen në kohën e duhur me reagime përkatëse. Rrethanat e COVID 19 kanë ndikuar rëndë në komunikimin e drejtpërdrejtë midis institucioneve shtetërore dhe OSHC-ve, duke i reduktuar ato në komunikimin kryesisht online. Kur bëhet fjalë për kuadrin ligjor për zhvillimin e shoqërisë civile, për të siguruar proces plotësisht transparent dhe gjithëpërfshirës gjatë rishikimit të akteve kryesore ligjore, ekspertët e Projektit TA kanë hartuar një plan konsultimi i cili propozon metoda të shumta konsultimi me qëllim kontributin në proceset e shpallura të rishikimit ligjor për vitin 2022. Plani paraqet kombinim të metodave dhe mjeteve për zgjerimin e fushës së veprimit dhe për sigurim të qasjes adekuate në përputhje me grupet e synuara të palëve të interesuara.

Planin e propozuar të konsultimit mund ta gjeni këtu.