Lajme
20 Feb

THIRRJE PUBLIKE për pjesëmarrje në një tryezë të rrumbullakët konsultative për Kuadrin Tatimor për Organizatat e Shoqërisë Civile

20 February 2023

Kuadri tatimor për organizatat e shoqërisë civile (OSHC) është një element i rëndësishëm i mjedisit në të cilin ato veprojnë. Mund të inkurajojë zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e tyre, por gjithashtu mund të krijojë pengesa për funksionimin e organizatave të shoqërisë civile. Kuadri i favorshëm tatimor duhet të pasqyrojë specifikat e funksionimit të OSHC-ve, të ndryshme nga ato të subjekteve tregtare, të njohë funksionimin e OSHC-ve në interes të gjerë publik dhe të ofrojë stimuj tatimorë për donatorët për organizatat e shoqërisë civile. Duke marrë parasysh proceset aktuale të ndryshimeve të kuadrit ligjor për shoqata dhe fondacione, reformat tatimore, si dhe qëllimet dhe detyrat e
Strategjisë së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile
 2022-2024, është e nevojshme të perceptohen përvojat me zbatimin e kuadrit aktual tatimor dhe të zhvillohen propozime për përmirësimin e tij.

Projekti i Bashkimit Evropian “Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut” ju fton në takim konsultativ me organizatat e shoqërisë civile mbi kuadrin tatimor për organizatat e shoqërisë civile, i cili do të mbahet më 28 shkurt 2023, duke filluar nga ora 11:00 (Vendi i ngjarjes do të ndahet më tej me pjesëmarrësit e interesuar). Qëllimi i takimit është të kontribuojë në përmirësimin e tatimeve që janë të rëndësishme për OSHC-të. Në takim do të keni mundësinë të:

– informoheni për kuadrin ekzistues tatimor (tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar dhe taksimin e donacioneve dhe sponsorizimeve) në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

– paraqisni nevojat dhe sfidat me të cilat përballeni si organizata të shoqërisë civile në zbatimin e kuadrit aktual tatimor;

– ndani sugjerimet tuaja për ndryshime dhe përmirësime të tatimeve për të përmbushur nevojat dhe specifikat e organizatave të shoqërisë civile.

Vështrimet dhe rekomandimet nga konsultimet do të ndahen me Ministrinë e Financave dhe institucionet e tjera përkatëse për t’u përfshirë në reformat tatimore.

Pjesëmarrësit e interesuar mund të regjistrojnë pjesëmarrjen e tyre me e-mail në adresën e mëposhtme cvetkovic@cpmconsulting.eu jo më vonë se e premte 24 shkurt 2023.

Nëse nuk jeni në gjendje të merrni pjesë fizikisht, mund t’i bashkoheni takimit edhe nga distanca nëpërmjet Zoom.

Detajet e eventit me prezencë fizike/online do të ndahen me pjesëmarrësit që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Për më shumë informata mund të gjeni Agjendën në linkun 

 

Me respekt,

Projekti i Bashkimit Evropian “Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”