Lajme
11 Jul

Mbahet takimi i përbashkët ndërmjet Grupit Punues për Reformën e Sistemit të Financimit Shtetëror të OSHC-ve dhe Grupit Punues për rishikimin e Ligjit mbi Shoqatat dhe Fondacionet

11 July 2022

Më 8 korrik, Grupi Punues për Reformën e Sistemit të Financimit Shtetëror të OSCH-ve dhe Grupi Punues për rishikimin e Ligjit mbi Shoqatat dhe Fondacionet kanë mbajtur një takim të përbashkët për të diskutuar Udhërrëfyesin e aktiviteteve për reformën e sistemit të Financimit Shtetëror të OSHC-ve. Synimi ishte që të sigurohet koordinimi ndërmjet dy Grupeve Punuese dhe një rradhitje më e mirë e aktiviteteve për të arritur objektivat e vendosura në Strategjinë e Qeverisë për bashkëpunim me OSHC-të dhe Planin e saj të Veprimit.

Takimi u bashkë-organizua me Projektin e Asistencës Teknike “Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, të financuar nga Bashkimi Evropian. Ekspertët e projektit të TA kanë prezantuar Udhërrëfyesin i cili përfshin hartimin dhe miratimin e ndryshimeve ligjore për zbatimin e reformës të sistemit për financim shtetëror të OSCH-ve, përfundimin e akteve dhe procedurave interne për themelimin e Fondit për mbështetjen e zhvillimit të shoqërisë civile, rekrutimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të stafit dhe zhvillimin e Doracakut për zbatimin e akteve të reja nënligjore mbi standardet dhe procedurat e financimit publik të OSHC-ve.

Diskutimi u fokusua në parakushtet për zbatimin e Udhërrëfyesit. Aktivitetet kryesore u përkufizuan dhe afatet kohore u dakorduan. Grupet Punuese do të takohen ndaras gjatë muajit gusht ndërsa praktika e koordinimit të ngushtë përmes takimeve të përbashkëta do të mbahet me një takim tjetër të përbashkët të paraparë për në fillim të muajit shtator.

Agjendën e takimit mund ta gjeni këtu.