Në kuadër të mbështetjes së tij për avancimin e kuadrit financiar për zhvillimin e shoqërisë civile që përfshin ofrimin e analizës së politikave dhe rekomandimeve bazuar në praktikën më të mirë të BE-së, ngritjen e kapaciteteve dhe shkëmbimin e përvojave me homologët në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Shtetet Anëtare të BE-së, Projekti TA në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm, Njësinë për Bashkëpunim me OSHC-të organizoi një punëtori për anëtarët e Grupit të Punës për Reformën e Sistemit të financimit shtetëror për Organizatat e Shoqërisë Civile.
Pas fjalëve hyrëse të znj. Suzana Nikodijeviç, Udhëheqëse e Grupit të Punës dhe znj. Irena Ivanova, Menaxhere e Programit EUD, e cila theksoi rëndësinë e kuadrit ligjor, institucional dhe financiar për zhvillimin e shoqërisë civile dhe bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe OSHC-ve, “Raporti mbi mbështetjen financiare të OSHC-ve nga Qeveria, organet e administratës shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore në vitin 2021” u prezantua nga Elpida Samarxhioska nga Njësia për Bashkëpunim me OSHC-të.
Eksperti i Projektit TA Igor Vidaçak prezantoi analizën e rezultateve të pyetësorëve që u pasua nga diskutimi mbi gjetjet kryesore dhe opsionet kryesore të propozuara për ngritjen institucionale për financimin shtetëror të OSHC-ve. Plani strategjik i aktiviteteve përfshirë konsultimet me palët e interesuara, renditja e hapave të ardhshme dhe koordinimi me Grupet e tjera të Punës aktive në fushën e mjedisit mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile do të zhvillohet me mbështetjen e ekspertëve të Projektit TA.
Punëtoria u mbajt më 17 maj 2022, në Shkup. Agjenda e punëtorisë mund të gjendet këtu.




